Dialogu i hisedarëve për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030
Dialogu i hisedarëve për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030
Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), me datat 25-26 tetor 2021 organizuan ‘Dialogun e hisedarëve për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, me titull: Shtegu drejt zhvillimit të qëndrueshëm – Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’.
Tashmë, Qeveria e Kosovës ka iniciuar procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) 2030. SKZH 2030 do të jetë dokumenti kryesor strategjik i cili do të ofrojë vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, qasjen ndaj zgjidhjeve të problemeve dhe kahen e politikave strategjike dhe buxhetore të vendit për një afat dhjetë vjeçar. SKZH 2030 do të përmbajë shtyllat e saj të zhvillimit, të cilat janë: (I) Zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm ekonomik; (II) Zhvillimi njerëzor; (III) Siguria dhe sundimi i ligjit; dhe (IV) Qeverisja e mirë.
Në këtë takim u diskutua mbi: ecurinë e punës për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030: praktikat më të mira vendore, rajonale dhe ndërkombëtare; identifikimin e fushave të bashkëpunimit ndërmjet hisedarëve, për menaxhimin e çështjeve zhvillimore; planifikimi i burimeve buxhetore; diskutimin mbi mënyrat e promovimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030; diskutimi i planeve për monitorim dhe vlerësim. Vend të rëndësishëm në këtë dokument zë edhe procesi i Specializimit të Mençur i Kosovës dhe vlen të theksohet se do të bëhet ndërlidhja adekuate e këtij procesi me prioritetet përkatëse të nivelit nacional që do të përcaktohen në SKZH 2030.