Ballina/Ka filluar faza e analizës kualitative në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Specializimit të Mençur

Ka filluar faza e analizës kualitative në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Specializimit të Mençur

Publikuar më: 13 Dhjetor 2021

Zyra për Planifikim Strategjik, si koordinatore e procesit të hartimit të Strategjisë për Specializim të Mençur, me mbështetjen e Joint Research Centre (Qendra e Përbashkët e Kërkimeve) të Komisionit Evropian, pas përfundimit të fazës kuantitative ku është analizuar potenciali ekonomik, shkencor dhe inovativ i Kosovës (tashmë raporti për këtë fazë është publikuar në uebfaqe), ka filluar fazën kualitative të këtij procesi.

Kështu, për këtë fazë është duke u realizuar Anketa për procesin e Specializimit të Mençur, e cila është duke u zhvilluar nga REX Consulting Group, e angazhuar nga Joint Research Centre. Anketa është lansuar më datën 3 dhjetor në platformën KoBo Toolbox.  Synimi i anketës është të ndihmojë në identifikimin e disa fushave prioritare në kuadër të procesit të Specializimit të Mençur me vlerë të shtuar dhe potencial për rritje, ku investimi në Kërkim & Zhvillim & Inovacion mund të sjellë konkurrencë më të lartë.

Postimet e fundit

Shpërndaje

Shpërndaje