TIK

Qeveria e Kosovës njeh Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) si një nga gjashtë sektorët përparësorë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. TIK përfaqëson një përbërës kritik të një game të gjerë të veprimtarisë ekonomike, jetike për krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare, dhe thelbësore për kohezionin shoqëror dhe përhapjen e njohurive në të gjithë shoqërinë. E gjithë industria e TIK-ut në Kosovë (përfshirë sektorin e telekomunikacionit), zakonisht përbën një sektor të gjallë të ekonomisë më vete, duke siguruar një burim kryesor të punësimit, duke kontribuar një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (në 10 vitet e fundit 8% – 11% të PBB-së së Kosovës), dhe po shërben si katalizator për krijimin e një fuqie punëtore shumë të aftë për “ekonominë e dijes”. Sektori i TIK i Kosovës është dinamik. Bazuar në treguesit e WDI të Bankës Botërore, përqindja e eksporteve të lidhura me TIK në eksportet totale të shërbimeve ishte 22.4% në Kosovë për periudhën 2009-2012, ndërsa kjo pjesë ishte 10.2% në Shqipëri, 6.6% në Bosnjë, 13.2% në Kroaci, 7.8 % në Mal të Zi, 40% në Serbi, 23% në Slloveni dhe 26% në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Kosovës vendos si përparësi sigurimin e mbështetjes për bizneset kosovare të TIK-ut për të eksportuar shërbime jashtë vendit.

Dokumentet e fundit

Programe aktive

ict150
kodepng

Programet aktive

ict150
kodepng